Hilary Duff për herë të tretë në lidhje me Matthew Koma

Mediale Vip

Hilary Duff për herë të tretë në lidhje me Matthew Koma

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 08:45
Hilary Duff dhe Matthew Koma

Hilary Duff e kupton lidhjen e Selena Gomez dhe Justin Bieber të cilët së fundmi janë ribashkuar.

Aktorja 30 vjeçare ka thënë se ajo e identifikon lidhjen e Gomez dhe Bieber me lidhjen e saj me të dashurin Matthew Koma, me të cilin e ka pranuar se është rilidhur.

“Po shkon shumë mirë. Kjo është hera e tretë që ne jemi në lidhje. Momenti i duhur është gjithçka, hera e tretë është magjike”, ka thënë ajo.

“Mendoj se kur ke histori dhe të kaluar me dikënd dhe mbi të gjitha e do, dhe vetëm se herën e parë nuk ka funksionuar, ashtu as të dytën, gjithmonë ka shpresa se mund të funksionojë sërish një ditë”, ka deklaruar Duff.

Duff dhe Koma ishin në lidhje për disa muaj para se të ndaheshin në muajin mars.

Në muajin shtator, aktorja filloi të flasë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, duke sinjalizuar kështu se ajo dhe këngëtari e tekstshkruesei Koma janë në lidhje sërish.

Aktorja e njohur ka një djalë pesë vjeçar me ish-bashkëshortin, Mike Comrie, dhe para lidhjes me Koma, ishte në lidhje me Ely Sandvik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat