Aktorja e njohur: Rrjetet sociale janë të këqija për shëndetin mendor - Bota Sot
Aktorja e njohur: Rrjetet sociale janë të këqija për shëndetin mendor

Mediale Vip

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Aktorja e njohur: Rrjetet sociale janë të këqija për shëndetin mendor

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 12:39
Daisy Ridley

Aktorja e njohur e “Star Wars” Daisy Ridley, thotë se pasi është bërë e famshme është detyruar që të fshijë të gjitha llogaritë e saj në rrjete sociale.

25 vjeçarja, e cila luan rolin e Rey në Star Wars, ka mbyllur Instagramin e saj para një viti.

Në një intervistë për “Radio Times”, ajo thotë se  këtë veprim e bëri për shkak se sipas asaj kjo gjë është e keqe është për shëndetin mendor.

“Sa më shumë që kam lexuar rreth shqetësimeve të adoleshentëve, aq më shumë mendoj që rrjetet sociale janë arsyeja”.

“Është një gjë e çuditshme se si të rinjtë shikojnë imazhet e shtrembëruara të gjërave që duhet të jenë”, ka thënë aktorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test