Adriana Lima takon Rita Orën, modelja s’i ndalë fjalët e mira për të! - Bota Sot
Adriana Lima takon Rita Orën, modelja s’i ndalë fjalët e mira për të!

Mediale Vip

E enjte, 14 dhjetor 2017

Adriana Lima takon Rita Orën, modelja s’i ndalë fjalët e mira për të!

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:01
Adriana Lima, Ricky Martin dhe Rita Ora

Modelja e famshme Adriana Lima, pjesë e kastës “Victoria’s Angels”, gjatë së mërkurës  ka takuar këngëtaren me prejardhje shqiptare, Rita Ora.

Dyshja kanë hasur në njëra tjetrën në një event në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po qëndron edhe Rita, e po ashtu, që të dyja janë takuar edhe me Ricky Martin.

Lima që llogaritet si njëra ndër gratë më të bukura në botë, ka shkruar se e ka shumë për zemër Orën dhe se është fanse e madhe e saja.

“I takova këta shpirta të bukur mbrëmë. Ishte shumë speidale të takoja këta dy muzikantë të talentuar, fanse e të cilëve jam unë dhe ta ndjeje se sa origjinalë, të sinqertë dhe zemra të bukura kanë. Ishte nder i madh q mu dha mundësia t’iu takoja”, ka shkruar Lima, për Rita Orën dhe të famshmin Ricky Martin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test