Mund të mos e keni ditur, por kjo ka qenë puna e parë e Hana Cakulit

Mediale Vip

Mund të mos e keni ditur, por kjo ka qenë puna e parë e Hana Cakulit

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 08:23
Hana Cakuli

Ndonëse jo aktive në muzikë tash e një kohë, për aq sa mbahet mend, Hana Cakuli njihet si këngëtare.

Por, puna e saj e parë, e që lidhet me dashurinë ndaj mikrofonit duket të ketë qenë tjetër.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja e njohur ka treguar se puna e saj e parë para 15 viteve në adoleshencë ka qenë në radio.

Ulqinasja ka uruar 15 vjetorin e radios Elita në Ulqin përmes një postimi ku shpreh edhe historinë e saj personale.

‘Akoma s’mund të besojë që kanë kaluar 15 vite prej momentit kur nisa të punoj në Radio Elita në qytetin ku jam lindur, Ulqin. Këtu nisi dashuria ime e parë për mikrofonin që zgjati gjithmonë’ – është shprehur Hana.

Kujtojmë se këngëtarja është bërë nënë dhe po jeton në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat