James Arthur ndryshe me albumin e radhës

Mediale Vip

James Arthur ndryshe me albumin e radhës

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 15:21
James Arthur

Deri më tani James Arthur ka ndërtuar karrierën e tij me balada.

Duke filluar nga kënga që prezantoi në X Factor, cover i “Impossible” nga Shontelle, e deri tek hiti “Say You Won’t Let Go”, ai ka dëshmuar që mund të prekë zemrat e secilit prej nesh.

Megjithatë duket që vetë këngëtari dëshiron të bëj një ndryshim.

Në një intervistë ai ka thënë që nëpër koncerte performon edhe zhanre të tjera të muzikës, mirepo janë baladat ato që përfundojnë nëpër radio dhe top lista.

“Kam filluar të ndjej nevojën për prurje të reja, të bëj diqka që askush nuk e pret nga unë” ka thënë Arthur.

Mbetet të shihet se çka do të sjellë këngëtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat