Alban Hoxha ndjek Çiljetën në skenë bashkë me djalin e saj

Mediale Vip

Alban Hoxha ndjek Çiljetën në skenë bashkë me djalin e saj

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 14:40
Çiljeta Xhilaga

Djali i Çiljetës, Fernando, ka shoqëruar mamin në prova, duke e ndjekur me vëmendje festivalin. Ai është argëtuar pa fund me kolegët e saj.

Madje, Stresi e ka mbajtur në qafë për gjatë gjithë sallës së Koncerteve.

Ndërkohë, natën e parë kur ka performuar Çiljeta, me këngën e saj “Hajmali”, Fernando i vogël është parë ulur afër me partnerin e mamit të tij, futbollistin e njohur Alban Hoxha. Çiljeta ka folur me shumë rezerva për lidhjen me Albanin, ndërkohë që miqtë e saj pohojnë se ata janë një çift i konsoliduar tashmë, bashkëjetojnë prej shumë kohësh dhe janë shumë të dashuruar. Duhet thënë se janë gjithashtu një çift shumë i bukur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat