Nuk pritej! Edhe Çiljeta për herë të parë mbetet jashtë finales së “Kënga Magjike”

Mediale Vip

Nuk pritej! Edhe Çiljeta për herë të parë mbetet jashtë finales së “Kënga Magjike”

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 21:22
Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka marrë disa herë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.

Paraqitjet e saj në këtë festival janë pëlqyer gjithmonë, dhe si rrjedhojë në çdo pjesëmarrje të saj, Çiljeta ka qenë pjesë e finales.

“Hajmali” titullohet balada me të cilën këngëtarja u paraqit këtë vit.

Me gjithë pëlqyeshmërinë e publikut, kënga e punuar bukur nga Elgit Doda dhe me tekst të Olti Currit, nuk ka arritur që të futet në finalen e madhe të “Kënga Magjike 2017”.

Çiljeta Xhilaga gjatë interpretimit të këngës së saj në natën e parë gjysmëfinale të “Këngës Magjike 2017”, Pallat i Kongreseve

Me këtë rast, këngëtarja shënon edhe herën e saj të parë që mbetet jashtë finales së këtij festivali.

Votat e kolegëve të saj nuk kanë mjaftuar që ta sjellin atë në finalen e madhe të 9 dhjetorit.

Është hera e parë që ndodh që në festivalin “Kënga Magjike” në natën finale të mos futen emra të njohur, siç ka ndodhur këtë vit me Çiljetën, Evi Reçin dhe Rovena Stefën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat