Këto janë fjalët prekëse të koleges së aktorit Blerim Peci

Mediale Vip

Këto janë fjalët prekëse të koleges së aktorit Blerim Peci

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 23:39
Aktorja

Sot (e shtunë), artdashësit e Kosovës janë zgjuar me një lajm të hidhur, për humbjen e aktorit shqiptar, tashmë të ndjerë, Blerim Peci.

Ai vuante tash e sa kohë nga një sëmundje e rëndë në mëlçi, nga e cila nuk ka mundur të shpëtojë dot.
Atij iu dha lamtumira e fundit sot në Shipol të Mitrovicës, ku qytetarë të shumtë morën pjesë në varrimin e tij.

Ndërkohë, para ceremonisë së varrimit, janë mbajtur edhe homazhe në nderim të veprës dhe kontributit të tij artistik ndër vite.

Blerim Peci u bë i njohur nga “Show Messelation”, ndërsa viteve të fundit ishte angazhuar edhe në emisionin e përjavshëm humoristik “Vikendi” në RTK.

Ai la prapa bashkëshorten me dy fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat