Fituesi i Eurovision-it bën transplant të zemrës

Mediale Vip

Fituesi i Eurovision-it bën transplant të zemrës

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 09:39
Salvadro Sobral

Fituesi i Eurovision, Salvadro Sobral nga Portugalia është duke u kuruar në spital pasi i është nënshtruar operacionit për transplantim të zemrës.

Kirurgët në Spitalin e Santa Cruz në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, kanë thënë se 27 vjeçari është duke u bërë mirë, shkruan BBC. Sobral, po vuante nga një çrregullim në zemër për kohë të gjatë. Ai fitoi këtë vit festivalin më të madh të muzikës në Evropë, me këngën Amar Pelos Dois (Dashuri për të dy).

Kjo ka qenë hera e parë që Portugalia ka rrëmbyer këtë trofe.

“Operacioni ka shkuar mirë”, ka thënë kirurgu Miguel Abecasis.

“Ai ishte përgatitur mirë. Ai është një djalë i ri që i ka kuptuar vështirësitë e procedurave të këtij lloji”, ka shtuar doktori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat