Stresi dërgon amanetin në vend, fiton çmimin që i premtoi familjarit të ndjerë

Mediale Vip

Stresi dërgon amanetin në vend, fiton çmimin që i premtoi familjarit të ndjerë

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 10:08
Stresi

Mbrëmë në Pallatin e Kontreseve në Tiranë u mbajt finalja e festivalit "Kënga Magjike".

Si çdo vit tjetër, edhe edicioni i sivjetmë i këtij festivali u shënua me një konkurrencë të madhe mes artistëve.

Madje kishte edhe të tillë që pasi që nuk u kualifikuan për në finale, thanë që festivali ishte i tëri me kompromise.

Megjithatë, ndër artistët që doli me çmim nga ky festival ishte edhe reperi Stesi i cili e kishte këngën në bashkëpunim me Flor Bana dhe Angjelon, pra treshja fituan në kategorinë “Çmimi i WebInternetit”.

Para se të fillonte ceremonia e ndarjes së çmimeve, Stresi kishte vizituar varrin e Gojart Lushajt, familjarit të tij të ndjerë të cilit i kishte premtuar se do merrte një çmim për të.

“Erdha te vizitoj gjaku im dhe per ty do e ngrej kupen sonte  [????] [????] [????] [????]  vetem sonte urimi jot do me mungoje perjetesisht  [????] [????] [????] ”, shkruan Stresi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat