Flori Mumajesi thotë fjalën e tij për ‘Kënga Magjike’!

Mediale Vip

Flori Mumajesi thotë fjalën e tij për ‘Kënga Magjike’!

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 10:26
Flori Mumajesi

Kënga Magjike ka një formulë votimi ndryshe nga kompeticionet e tjera muzikore. Që do të thotë në këtë festival nuk ka një juri, por janë vetë artistët që votojnë këngën më të bukur sipas tyre. Për hir të së vërtetës, shumë herë kjo mënyrë votimi është kthyer në mollë sherri, duke krijuar edhe pakënaqësi të shumta, pasi këngëtarët shpesh nuk i votojnë kolegët e tyre në bazë meritash, por nisen nga miqësitë që kanë me njëri-tjetrin…

Mesa duket edhe kantautori Flori Mumajesi ka diçka për të thënë rreth kësaj çështje. Në një video të postuar në Instagram, ai ka dhënë votat e tij, ku sipas Florit tre vendet e para i meritonin kolegët e tij të grupit Threedoots (e dimë që as Klajdi, as Bruno dhe as ndonjë pjestar tjetër i Threedoots nuk kanë qenë pjesmarrës në Kënga Magjike këtë vit, por prisni se do të dalë diku tjetër Flori)…

 

Pse ne do rrinim pa votu??!! Miliiiiiiiii @mirvathi @klajdiharuni @iambrunooooo

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

“Unë votoj Klajdin dhe jo se e kam shok dhe vëlla, por sepse më pëlqen kënga. Vendin e dytë e mer Bruno dhe jo se e kam shok dhe vëlla, por se më pëlqen kënga”, thotë Mumajesi në video.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat