E kënaqur apo jo me vendin e tretë? Fifi reagon për natën finale!

Mediale Vip

E kënaqur apo jo me vendin e tretë? Fifi reagon për natën finale!

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 10:58
Fifi

Kënga e saj ishte ndër më të klikuarat në YouTube, ndërsa kjo ishte hera e parë që Fifi ngjitej në skenën e ‘Kënga Magjike’. Edhe pse sipas votuesve, ajo do të ishte emri fitues i festivalit për këtë vit, Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani e lanë pas duke i lënë të gëzonte vendin e tretë. Por, sa e kënaqur është Fifi me këtë renditje?

“Nuk e keni idenë sa e nderume ndihem”, ka shkruar fillimisht këngëtarja, ndërsa falenderimi i parë ka shkuar për Zotin. Të gjithë bashkëpunëtorët e saj, si për këngën, ashtu dhe për paraqitjen skenike, Fifi i ka dedikuar një frazë të vetme, por jo me pak kuptim: “Ju kam pikë të dobët të shpirtit!” E sa për Ardit Gjebrean e Aldon Lipen, artistja nuk mund t’i linte pa një falenderim: “Falemnderit që ishit përkrahës dhe pjesë e magjisë me titull ‘Zhurmë'”.

“Dhe juve o publik i dashur ju përulem!”, e ka përmbyllur shkrimin Fifi, ndërkohë që rrëmbeu edhe çmimin ‘Kënga Hit’ gjatë mbrëmjes. Kështu, dy trofetë e kësaj “Kënga Magjike” duket se e kanë lënë mjaft entuziaste Fifin nga nata përmbyllëse e festivalit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat