Luanës edhe gjatë emisionit iu kujtua Beyonce, kështu ironizoi

Mediale Vip

Luanës edhe gjatë emisionit iu kujtua Beyonce, kështu ironizoi

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 12:58
Luana Vjollca

Moderatorja Luana Vjollca është në mesin e femrave më të komentuara të ekranit.

Ajo njihet për bukurinë dhe format bombastike trupore, madje në të shumtën e rasteve është në kryetitujt e medieve rozë.

Moderatorja aktualisht është e angazhuar në drejtimin e emisionit “Shiko kush luan”, për të cilin çdo javë para transmetimit bën edhe paralajmërimin e tij.

Por, fotografitë e fundit me të cilat njoftoi se çfarë do të përmbajë emisioni i së djeshmes (e shtunë), u përfolën shumë, kjo për shkak se Luana u ‘akuzua’ se ka kopjuar këngëtaren me famë botërore, Beyonce.

Përmes rrjeteve sociale, Luana ishte përgjigjur se “mendjet e mëdha veprojnë njësoj”, ndërsa edhe gjatë emisionit asaj i ra ndër mend të ‘ironizonte’ me çështjen e Beyonce duke postuar fotografi në të cilën kishte shkruar “Beyonce çka?”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat