Bora Zemanit dhe Vin Velit të ndarë? Moderatorja flet për herë të parë

Mediale Vip

Bora Zemanit dhe Vin Velit të ndarë? Moderatorja flet për herë të parë

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 17:56
Bora Zemani me djalin Arbnorin dhe Vin Veli

Në media rozë para pak kohësh u publikua lajmi se Vin Veli dhe moderatorja Bora Zemani ishin ndarë, pas një bashkjetese disa vjeçare. Çifti publikisht as nuk e ka pranuar dhe as mohuar këtë gjë, por miqtë e tyre kanë konfirmuar faktin se nuk jetojnë më bashkë. E ftuar gjatë kësaj fundjave në ‘’Shiko kush luan’’ , moderatorja është pyetur për herë të parë në mënyrë direkte për këtë , por duke dhënë një përgjigje evazive.  Luana e ka pyetur se a është ndarë nga i dashuri Vini, e ngritur në ajër ajo është përgjigjur:

“Eeee nuk jam e sigurt këtu lart, më zbrisni poshtë”. Luana ka insistuar sërish por Bora është shprehur se nuk mund të japë përgjigje atje lart. Dyshja e njohur janë prindër të një djali me emrin Arbnor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat