Nita Latifi paralajmëron klipin e ri

Mediale Vip

Nita Latifi paralajmëron klipin e ri

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 19:43
Nita Latifi

Këngëtarja Nita Latifi, e cila njihet për aktivitetin e saj në mbrëmjet e ndryshme muzikore ku këndohet live, më rrallë është paraqitur me projekte muzikore.

Gjatë muajve të verës, ajo publikoi një bashkëpunim shumë të suksesshëm me reperin 2po2, të titulluar “Yll”.

Ndërkohë, tani pas këtij projekti të suksesshëm, duke se ka ardhur momenti i një projekti që do ta sjellë si solo-artiste.

Nita ka përgatitur këngën e saj më të re, e cila mban titullin “Vet”, ndërsa përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar se do të vijë në fund të kësaj jave.

“Kënga ime e re vjen këtë javë!”, ka shkruar Nita në një postim në Instagram.

Këngëtarja Latifi është pjesë e labelit “Authentic”, të cilët janë kujdesur edhe për këngën e saj më të re.

Nga pamjet e para të klipit, të cilat ajo i ndau me fansat në Instagram, shihet se kënga e re do të jetë baladë, kurse Nita do të vijë paksa më e ndjeshme dhe sentimentale në interpretimin e kësaj kënge. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat