Shoqe shpirti: Urimi i Aurela Gaçes për Fifin, kalon limitet e shoqërisë

Mediale Vip

Shoqe shpirti: Urimi i Aurela Gaçes për Fifin, kalon limitet e shoqërisë

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 23:23
Aurela Gaçe dhe Fifi

Janë mike shumë të mira dhe këtë e dimë të gjithë. Madje ato kanë edhe një këngë bashkë dhe komplimentojnë e i japin komente shumë të mira njëra tjetrës.

Aurela Gaçe dhe Fifi janë mike për kokë ndërsa tani i bashkon edhe eksperienca dhe suksesi në Këngën Magjike.

Përderisa Gaçe e ka fituar tri herë, Fifi kësaj here doli në vendin e tretë dhe u nda e kënaqur, ndërsa Gaçe ka një urim tejet të ndjerë për të.

Mikja e saj që i ka provuar kohë më parë duartrokitjet dhe dashurinë e madhe të publikut, i thotë Fifit që po i kalon të njëjtat rrugë si ajo, se betejën kryesore e ka fituar.

“E ngjite edhe nje shkalle…ehhh sa te tjera te presin  [????]  me krahe hapur te presin nese ti nuk do te lodhesh, e nese do te vazhdosh edhe kur gjunjet mos te te mbajne….keshtu e ka dashuria per ate qe ke zgjedhur te besh  [????]  urime . E fitove nje beteje, publiku duartrokiti. Kjo eshte e vetmja beteje . Gjithmone. Duartrokitja= dashuri. Do te m’a kujtosh kete fjale mbas shume vitesh e te pres te vish te me thuash se kisha pas te drejte”, I ka shkruar Aurela, Fifit që këtë herë u vlerësua lart për këngën e saj “Zhurmë”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat