Këto janë dasmat më të bujshme dhe më të përfolura gjatë vitit 2017-të!

Mediale Vip

Këto janë dasmat më të bujshme dhe më të përfolura gjatë vitit 2017-të!

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 06:39
Dasmat

Dasmat e yjeve shqiptare apo familjarëve të tyre, kanë marrë vëmendje të madhe  në mbarë opinionin shqiptar.

Secila prej tyre më e bukur se tjetra, secila më ekstravagante se tjetra, e më e përsosur se tjetra. Kështu ishin të gjitha ato nuse të estradës, që kurorëzuan dashurinë e tyre, këtë vit.

Dasmat e tyre luksoze e glamuroze,  u bënë aq të përfolura falë vëmendjes së madhe që treguan mediat.

Dasma e Besit dhe Xhensilës

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i dhanë fund beqarisë së tyre gjatë këtij viti.

Dasma e tyre bëri bujën më të madhe në mediat shqiptare.

Image

Xhensila mahniti të gjithë me paraqitjen e saj të parë si nuse, por nuk ishte vetëm një fustan që atë e bëri të duket aq përrallore.

Përveç dasmës madhështore u përfol shumë edhe kënga e cila Xhensila këndoi në ditën më të veçantë të jetës së saj e këtë këngë ia dedikoj bashkëshortit të saj Bes Kallakut.

Dasma e Getit me Marinën

Dasma e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës është pa dyshim një prej dasmave më të përfolura nga mediat shqiptare.

Këngëtari dhe moderatorja u martuan me 10 shtator ku dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë madhështore të organizuar në Gjirin e Lalëzit.

Image

Marina me vello, e gjitha në të bardha dhe me flokët e lëshuara, i mahniti të gjithë me bukurin e saj.

Dasma e Labit dhe Qëndresës

Të gjitha dasmat bënë bujë shumë të madhe dhe u komentuan shumë në të gjitha mediat rozë, e në këto dasma nuk mbeti pa u komentuar edhe ajo e moderatorit të njohur Labinot Gashit i cili u martua me bukuroshen, Qëndresa Bajrami.

Moderatori bëri një dasmë shumë të madhe, pavarësisht asaj se ai kishte pak kohë që ishte larguar nga RTV21 për siç kishte thënë, se nuk ia dilte dot me pagën që merrte aty.

Image

Ai arriti të bënte një dasmë madhështore, dasmë kjo që u komentua shumë.Në të morën pjesë shumë yje të estradës  shqiptare.

Ndryshe nga dasmat e tjera, Labi e mori nusen e tij me tren.

Nga Prishtina deri në Pejë, treni i zbukuruar me shirita dhe tullumbace, udhëtoi me çiftin e veshur për ceremoninë.

Por ato që e bënë dhe më e veçantë këtë dasmë ishin fustanet e Qëndresës, e cila ndërroi plot tretë tillë gjatë dy ditëve të dasmës.

Dasma e Besnik Qakës dhe Lolitës

Bujë po ashtu bëri edhe dasma e këngëtarit, Besnik Qaka i cili i dha fund beqarisë kah fundi i shtatorit.

Këngëtari u martua me  bukuroshen, Lolitën me 30 shtator të këtij viti, ku organizoi një ceremoni madhështore të dasmës së tij në qytetin e Pejës.

Image

Padyshim që nuk kishte munguar prezenca e mediave, dhe për këtë dasmë kishin nisur shkrimet e raportimet disa javë më parë!

 

 

 
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat