Elhaida Dani e dashuruar? Ja si përgjigjet këngëtarja për jetën private

Mediale Vip

Elhaida Dani e dashuruar? Ja si përgjigjet këngëtarja për jetën private

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 09:46
Elhaida Dani

Pas suksesit në “Kënga Magjike”, Elhaida Dani ka publikuar dje “Amazing”, kënga origjinale pas së cilës ajo solli në shqip “E ngrirë”, me të cilën u prezantua në festivalin e këngës dhe u vlerësua me çmimin e dytë.

Por jetën private ka dashur gjithmonë ta ruajë me kujdes, të jetë e rezervuar, për të mos tërhequr vëmendje. “Nuk ka asnjë të re që do të doja ta bëja publike.
Unë njoh kaq shumë njerëz në përditshmëri që ndër ta mund të jetë edhe personi ideal, por kur takoj shoqen time të ngushtë ajo më thotë: Dëgjo Elhaida, ty mund të të vijnë shumë propozime, por djali që duhet të jetë me ty duhet të të trajtojë si princeshë.

Dhe unë tani vërtet mendoj se ai që do jetë krah meje duhet të më trajtojë vërtet ashtu siç unë besoj se e meritoj”, tha Elhaida për emisionin “Rudina”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat