Shkenda kopjon Rihannën me fustan të njëjtë e stoli në kokë

Mediale Vip

Shkenda kopjon Rihannën me fustan të njëjtë e stoli në kokë

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 12:15
Shkenda Dubova dhe Rihanna

Këngëtaret shqiptare pothuajse gjithmonë janë kritikuar për mungesë origjinaliteti sa i përket modës.

Tashmë e dini se këngëtaret shqiptare në të shumtën e rasteve për veshjet e tyre inspirohen nga yjet e famshme botërore.

E tashmë meqë kanë filluar xhirimet për festat e fund vitit, shumë artistë të njohur janë mundur të duken sa më bukur.

Këngëtarja e njohur Shkenda Dubova gjatë një xhirimi për Vitin e Ri ishte shfaqur me një fustan të bardhë e të gjatë me një dizajn shumë të bukur.

Me flokë të lëshuar e stoli në kokë, Shkenda kishte marrë gjithë vëmendjen.

Por, këtë pamje të ngjashme keni pasur mundësi ta shihni në vitin 2015 te këngëtarja e njohur Rihanna.

Ajo në “Met Gala”, ishte paraqitur pikërisht me fustan pothuajse të njëjtë veçse me ngjyrë të verdhë.

Madje Riri edhe në kokë kishte stoli.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat