Kylie Jenner përjetoi një moment të rëndësishëm në Instagram.
20-vjeçarja arriti 100 milionë ndjekës në rrjetin e mediave sociale.
Numri i madh i ndjekësve duket se vjen si një tronditje edhe për vetë Kylie, pasi ajo shfrytëzoi Twitter-in për të folur për këtë arritje.
“100 f**cking milion në Instagram. Ky është një numër i madh i njerëzve”, shkroi ajo së bashku me një emoji në formë të zemrës.
Kylie së fundi i është shmangur publikut pas lajmeve se ajo po pret fëmijën e saj të parë, por ende nuk e konfirmuar e as mohuar lajmin.