Fergie tregon pse pranoi të fliste për përdorimin e drogës

Mediale Vip

Fergie tregon pse pranoi të fliste për përdorimin e drogës

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 13:49
Fergie

Fergie gjatë një emisioni në televizionin Fox tregon pse kohë më parë kishte pranuar në publik se kishte përdorur drogë.

Këngëtarja kohët e fundit zbuloi se përdorimi i drogës e kishte bërë atë të ketë halucinacione çdo ditë, duke thënë se “madje kishte parë edhe një lepur”.

"Kam qenë në gjendje të tregoj kaq shumë në mënyra të ndryshme. Natyrisht, unë kam folur për këtë në media, por me këtë album dhe sidomos këngën "A Little Work", jam në gjendje ta bëj atë në një mënyrë poetike dhe ta këndoj ashtu sikur isha në gjendje ta krijoj atë vizualisht", ka thënë ajo.

Në një film të shkurtër për "A Little Work", ajo shpjegoi: "Kam arritur në një pikë ku unë po shihja djajtë kudo ... Isha vazhdimisht në gjendje të dëgjoj mesazhet që këta demonë ose krijesa do të më thoshin ose çfarë duhet të bëja.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat