Era Istrefi sjell tendencat e sezonit dimëror

Mediale Vip

Era Istrefi sjell tendencat e sezonit dimëror

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 16:22
Era Istrefi

Era Istrefi rikthehet sërish në ikonë të modës. Disa vite pas publikimit të hitit të saj “Bonbon”, këngë e cila mori miliona klikime në mbarë botën, në të cilën Era Istrefi u shfaq e veshur me xhupin me pellush rozë, trend i cili u ndoq nga mijëra vajza shqiptare, sot ajo rikthehet sërish me një trend të ri.

Në rrjetin social “Instagram”, ku numëron mijëra ndjekës, këngëtarja seksi ka prezantuar atë që ajo e quan trendin e ri të këtij sezoni dimëror.
Xhupi i zi me pellush rozë për Era Istrefin është veshja që duhet të shoqërojë vajzat këtë sezon të ri. Menjëhërë pas publikimit fotoja e këngëtares ka marrë mijëra pëlqime nga fansat e saj.

Ashtu si disa vite më parë, presim sërish që në rrugët e Kryeqytetit dhe jo vetëm të shohim vajza të cilat do të ndjekin të njëjtin trend me këngëtaren.

Era Istrefi është këngëtarja më e pëlqyer e momentit, jo vetëm nga adoleshentet, duke u kthyer kështu në pikë referimi dhe ikonë për të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat