Miley thotë se iu ndryshua jeta pasi ndaloi pirjen e marihuanës

Mediale Vip

Miley thotë se iu ndryshua jeta pasi ndaloi pirjen e marihuanës

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 14:14
Miley Cyrus

Miley Cyrus është vetëm 24 vjeçare, por ajo ka kaluar nëpër shumë gjëra. Tani ajo ka ndaluar konsumimin e drogave.

Gjatë një interviste për SiriusXM, Miley foli për mënyrën se si jeta e saj ka ndryshuar që kur ajo ndaloi pirjen e marihuanës.

“Shikoni sytë e mi, shikoni sa të bardhë janë”, tha ajo. “Ata janë të qartë dhe të hapur, dhe unë shoh këtë rezultat”.

“Çdo gjë që dua të bëj, nëse dua të filloj ose të ndaloj diçka, mund ta bëjë”. Kështu që thjesht vendosa të mos pi më dhe tani është më e lehtë për mua”.

“Kam shumë energji, gjithnjë kam pasur shumë energji”, tha ajo.

Më pas, Miley tregoi se nuk ka pirë marihuanë për tre javë, dhe se ka hequr dorë edhe nga konsumimi i alkoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat