“Jam ndarë tri herë nga bashkëshortja”

Mediale Vip

“Jam ndarë tri herë nga bashkëshortja”

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 15:11
Robbie Williams

Robbie Williams ka folur në publik për ndarjen dhe bashkimin me bashkëshorten e tij, Ayda Fields.

Ish-këngëtari i Take That ka zbuluar se ai ishte ndarë tri herë nga bashkëshortja e tij, Ayda Fields, para se t’i kthehej përfundimisht.

Ai ka pranuar se një vendim të tillë e kishte marrë duke iu falënderuar aktores Cameron Diaz.

“Herën e tretë kur u ndava isha në mbrëmje me Drew Barrymore dhe Cameron Diaz. Unë po flisja për këtë dhe Cameron më tha: ‘Duket sikur nuk ka përfunduar ende””, ka thënë Robbie.

Ai ka bërë me dije se ky ishte momenti kur ai vendosi t’i kthehej bashkëshortes.

Çifti ishte martuar në vitin 2010 dhe ka dy fëmijë - Theodora Rose, pesë vjeçare dhe Charlton Valentine, tri vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat