Rita Ora: Për shkak të famës jam përfolur në media

Mediale Vip

Rita Ora: Për shkak të famës jam përfolur në media

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 18:15
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, shpesh gjatë karrierës muzikore është përfolur në media edhe për romancat me burra të famshëm, si Calvin Harris, Rob Kardashian dhe Ricky Hil.

Ajo shprehet se është e padrejtë që është gjykuar më shumë krahasuar me gra të tjera në botën e argëtimit.

“Kam qenë viktimë e thashethemeve dhe ende jam, kjo është bota ku unë jetoj, e tillë është, por mund të mbijetosh edhe përmes saj, unë kam dashur ta bëj pikërisht këtë dhe të jem femër në këtë industri duke e pasur aftësinë e të pasurit një zë”, citon Daily Star këngëtaren e njohur.

Këngëtarja 27-vjeçare po punon gjithashtu me Absolut në një fushatë të quajtur “The Open Mic Project”. Ajo do të ndajë tregimet e fansave në këngën “Proud” dhe do të dalë në javën e Grammys.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat