Clooney ua dhuroi nga një milion dollarë shokëve të tij

Mediale Vip

Clooney ua dhuroi nga një milion dollarë shokëve të tij

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 09:36
George Clooney

George Clooney raportohet se ua ka dhënë nga një milion dollarë miqve të ngushtë të tij për t’i falënderuar për ndihmën që ata ia kanë dhënë gjatë karrierës së tij.

Rane Gerber, biznesmen dhe burri i Cindy Crawford, i tha MSNBC-së se Clooney e kishte befasuar atë dhe 13 persona të tjerë më 2013, kur të gjithë ishin ftuar në shtëpinë e aktorit për darkë.

Gerber tha se mysafirët gjetën valixhe ku secila prej tyre përmbante një milion dollar në bankënota prej 20 dollarësh, afër karrigeve të tyre në tavolinën e drekës.

Clooney thuhet t’u ketë thënë miqve të tij se ai do të dëshironte t’ua kthente të mirat, duke u treguar se “sa shumë kishin pasur dhe kanë rëndësi ata në jetën e tij”.

“Erdha në LA, dhe fjeta në kauçët tuaj”, Geber tha t’u kishte thënë Clooney atyre.

“Jam shumë me fat në jetën time që t’ju kem të gjithëve, dhe nuk mund të isha ku jam sot pa ju të gjithëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat