Paditet kompania e Kylie Jenner

Mediale Vip

Paditet kompania e Kylie Jenner

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 13:17
Kylie Jenner

Kylie Jenner duhet të punojë sa më shpejt në ndryshimin e ueb faqes së saj të produkteve kozmetike.

Sipas një padie të re kjo ueb faqe nuk po i përmbush nevojat e personave të verbër.

Antoinette Suchenko, e cila është e verbër 20 vjetët e fundit, ka thënë që ka probleme në përdorimin e kësaj ueb faqe dhe blerjen e produkteve.

Ajo nuk ka kërkuar dëmshpërblim, mirëpo kërkon nga Kylie që t’i përmbush të gjitha standardet e parapara me ligjin për personat me aftësi të kufizuara në Amerikë.

Padia e ngritur nuk është ndaj vete Kylie Jenner mirëpo ndaj kompanisë Kylie Inc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat