Vin Veli flet për herë të parë për ndarjen, ja çfarë ndodhi mes tij dhe Borës

Mediale Vip

Vin Veli flet për herë të parë për ndarjen, ja çfarë ndodhi mes tij dhe Borës

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:06
Bora Zemani, Vin Veli dhe djali

Vin Veli ka qenë i ftuari i radhës i emisionit të pasdites ‘’Rudina’’ ku ka folur më shumë rreth karrierës, por edhe marrëdhënies së tij me moderatoren sportive Bora Zemani, për të cilët kohët e fundit është folur se janë ndarë. ‘’Unë përsa e njoh veten time dua të jem i sinqertë. Ne jemi ndarë. Si të gjitha lidhjet që nisin mirë, por rrethanat, koha, karriera etj nuk na krijojnë mundësi të jemi më bashkë.’’ Ai ka pohuar se mes tyre nuk ka pasur tradhti, por ndarja ka qenë një vendim i përbashkët.

‘’Ne kemi marrëdhënie prapë, nuk jemi ndarë me doreza boksi. Ne merremi vesh më mirë kështu.’’- është shprehur ai. Vin Veli ka rrëfyer se tani që janë ndarë djali i tyre Arbnori rri me të dy, sa me Borën e sa me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat