Yjet e Star Wars kishin pasur një histori dashurie

Mediale Vip

Yjet e Star Wars kishin pasur një histori dashurie

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 23:38
Mark Hamill dhe Carrie Fisher

Mark Hamill që luan rolin e Luke Skywalker në filmat e Star Wars, ka zbuluar se kishte pasur një lidhje të shkurtër dashurie me Carrie Fisher, aktoren e ndjerë që kishte luajtur rolin e Princeshës Leia.

Duke folur për The Guardian, 66 vjeçari, rrëfeu se ai e kishte shijuar këtë lidhje të shkurtër me Carrie-n, që vdiq vitin e kaluar, por gjërat kishin përfunduar kur ata nuk mund të ndalonin së qeshuri sa herë që ishin bashkë.

“Carrie dhe unë tërhiqeshim nga njëri-tjetri, por e dija nga punët e mëparshme se do të ishte ide e keqe. Por Carrie dhe unë gjenin pretekste”, tha mes tjerash Hamill

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat