Është princeshë, por përmes internetit po kërkon partner: Dua një të dashur të ri për Krishtlindje

Mediale Vip

Është princeshë, por përmes internetit po kërkon partner: Dua një të dashur të ri për Krishtlindje

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 07:38
Princesha norvegjeze, Martha Louise

Është princeshë, por ka mbetur pa princ dhe kësaj periudhe pa të dashur dëshiron t’i jep fund.

Princesha norvegjeze, Martha Louise ka bërë publike përmes rrjeteve sociale dëshirën më të madhe për Krishtlindje.

Vajza më e vjetër e mbretit norvegjez Harald V-të dhe mbretëreshës Sonja Haraldsen, ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku publikon rregullisht imazhe prej jetës private.

 

#christmaswishes ????????????

A post shared by Märtha Louise (@martha_louise123) on

Këtë herë, ajo vendosi të zbuloi dëshirën që i kishte kërkuar “Babadimrit”, ku pak a shumë i referohet një partneri të ri.

Pra, princesha e bukur pati një zbavitje të vogël, por gjithashtu tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me statusin emocional.

Marta ishte e martuar për 14 vjet me shkrimtarin Ari Ben. Ata u shkurorëzuan vitin e kaluar dhe nga marrëdhënia e tyre e gjatë kanë tre fëmijë.

Ndryshe, ajo është e katërta në vijën e trashëgimisë në fronin norvegjez, pas vëllai Haakon dhe dy fëmijëve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat