Kur Eni Koçi darkon e ‘zhveshur’ nga grimi dhe filtrat

Mediale Vip

Kur Eni Koçi darkon e ‘zhveshur’ nga grimi dhe filtrat

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:09
Eni Koçi

Në rrjetet sociale shfaqet vazhdimisht e kuruar në secilin detaj.

Fotot e rëndomta tash e një kohë nuk përbëjnë opsion për Eni Koçin e cila qindra mijëra ndjekësve të saj ka preferuar t’iu ‘servojë’ vazhdimisht fotografi profesionale, me veshje të shtrenjta e grim dhe flokë të trajtuara nga profesionistë.

Megjithatë, janë disa raste që përbëjnë përjashtim.

E tillë ishte mbrëmja që lamë pas kur nën shoqërinë e motrës, Gretës dhe shoqeve të tyre, Eni ka darkuar në një prej restoranteve të Tiranës.

Pa grim të tepruar dhe filter, këngëtarja ka shfaqur bukurinë e saj natyrale përmes një sekuence të ndarë në InstaStory-n e saj.

Se si duket Eni e tillë, kuriozitetin ua shuajmë përmes fotografisë së mëposhtme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat