Edhe Dustin Hoffman akuzohet për ngacmime seksuale

Mediale Vip

Edhe Dustin Hoffman akuzohet për ngacmime seksuale

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:36
Dustin Hoffman

Aktori amerikan, Dustin Hoffman ka qenë dje shënjestër e një tjetër vale akuzash për ngacmim dhe agresion seksual nga tre gra që dëshmuan në faqen internet të revistës “Variety”, një prej të cilave ka qenë minorene në atë kohë që supozohet të ketë ndodhur ngjarja.

Dy prej tre viktimave të dyshuara, të aktorit 80-vjeçar, dëshmojnë me fytyrën e zbuluar, ku Cori Thomas, që ishte 16 vjeç në kohën që supozohet të kenë ndodhur faktet, në vitin 1980 si dhe ishte shoqe klase me vajzën e Dustin Hoffman.

Sot aktore dhe dramaturge, ajo pohon se aktori është shfaqur nudo para asaj në një dhomë hoteli dhe kishte bërë komente me konotacion seksual.

Ajo thotë se shpëtoi falë një telefonate nga mamaja e saj, që më pas ai e la të largohej nga dhoma.

Për sa i përket Melissa Kester, ajo tregon se është sulmuar seksualisht nga Dustin Hoffman gjatë regjistrimeve vokale të filmit “Ishtar” (1987), ku ajo ishte e pranishme në shoqëri të shokut të saj.

Sipas asaj, komediani me dy çmime Oskar kishte vendosur dorën e tij në pjesët e saj intime.

Ai kishte bërë të njëjtën gjë edhe me një komediane 22 vjeçare, që dëshmon për ”Variety” dhe që e kishte njohur në skenën e të njëjtit film.

Para këtyre dëshmive, gjatë dy muajve të fundit, tre gra të tjera e kishin akuzuar Dustin Hoffman për ngacmim dhe agresion seksual.

Që prej publikimeve që shënjestronin producentin hollivudian, Harvey Weinstein, dhjetëra personalitete të botës së argëtimit, artit, medias, politikës apo gastronomisë janë akuzuar publikisht për ngacmime, agresione seksuale ose përdhunime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat