Arilena merr pjesë në “The Voice of Romania”

Mediale Vip

Arilena merr pjesë në “The Voice of Romania”

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 18:48
Arilena

Një këngëtare shqiptare që pa shumë zhurmë po shënon sukses në tregun e huaj është edhe Arilena Ara.

Kënga “Nëntori” i ka sjellë asaj sukses të madh saqë tashmë është pjesë e eventeve në shtete të ndryshme të botës.

Në llogarinë e saj në Instagram, Arilena ka postuar një video në të cilën shihet teksa po këndonte në skenën e “The Voice of Romania”.

Kujtojmë që këto ditë, këngëtarja ka paralajmëruar disa projekte të cilat i sjell si dhuratë për fansat e saj në prag të festsve të fundvitit.

Kurse këngën “Snow in December” ajo ka paralajmëruar ta publikojë sonte.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat