Meda me bashkëshorten me set fotografik për fundvit

Mediale Vip

Meda me bashkëshorten me set fotografik për fundvit

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 12:18
Meda me gruan e tij

Meqenëse jemi në prag të festave të fundvitit, në shtëpitë e artistëve tanë gjithçka ka frymë festive.

E këtë gjë më së miri e tregojnë ata përmes imazheve që sjellin në rrjete sociale.

Në llogarinë e tij në Instagram, Meda ka publikuar disa fotografi bashkë me bashkëshorten e tij, Luljetën.

Çifti kanë realizuar një set fotografik me rastin e festave të fundvitit, ku në prapavijë shihet ambienti i dekoruar në shtëpinë e tyre.

Që të dy, dukeshin shumë të lumtur teksa pozonin përkrah njëri-tejtrit dhe morën komente pozitive nga ndjekësit.

Ky vit për këngëtarin ishte shumë i suksesshëm, pasi e kishte të mbushur përplot me dasma dhe ahengje të tjera familjare, po ashtu publikoi disa këngë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat