Edhe Roani i Majkut është gati për festë

Mediale Vip

Edhe Roani i Majkut është gati për festë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 13:17
Djali i këngëtarit Majk, Roan

Festat e fundvitit po afrohen dhe ngado shohim zbukurime dhe dizajne me frymë festive.

Përveç kësaj viteve të fundit në trend janë futur edhe fotografitë profesionale, ku nuk përjashtohen as ato të fëmijëve me ndonjë babadimër apo bredh të stolisur afër vetes.

Këtu nuk kishte si të mungonte as djali i këngëtarit Majk, Roan.

E ëma e tij, Majlinda, i ka postuar në Instagram disa fotografi vërtetë të lezetshme të vogëlushit, i cili duket i lumtur dhe i qeshur para aparatit fotografik.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat