Tringa Rexhepi: “Me zemër jam më shumë këngëtare, ....aktrimi më pëlqen shumë”

Mediale Vip

Tringa Rexhepi: “Me zemër jam më shumë këngëtare, ....aktrimi më pëlqen shumë”

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 16 dhjetor 2017 Në ora: 13:15
Tringa Rexhepi

Një artiste shumë simpatike e plot jetë, me këmbë në tokë për atë që don të realizojë, shqiptare dhe të gjithë krenohen kur në Kanada nuk është emër i panjohur i artit. Këngëtarja dhe aktorja Tringa Rexhepi ka lënë pak ditë Kanadanë dhe ka ardhur në Kosovë, ndërsa nuk heziton madje e saktë në orarin e takimit të flasë me ne duke dhënë kështu një intervistë për gazetën tonë.

Një vajzë e cila ka treguar jo vetëm me artit e saj por edhe humanizmin e saj se shqiptarët janë njerëz të mirë, e të talentuar. E takuam me bashkëshortin e saj, pasi ajo sapo është martuar me artistin e muzikës së teatrit Scott Christian, ndërsa qyteti i saj i lindjes, Gjilani sapo e ka nderuar artisten me mirënjohje për sukseset e arritura në fushën e artit, si dhe për shumë çmime të rëndësishme në mesit e të cilave edhe “Human Rights Awards”. Ajo për ne tregon nga arsyeja e vizitës së saj në Kosovë e deri te projekti më i ri muzikor që po mendon.

“Bota sot”: Tringa në Prishtinë na trego arsyen?

-Në Prishtinë kam ardhur të vizitoj familjen në Gjilan, pak punë e pak vizita, e disa intervista nëpër media si e ftuar, është pas një viti e disa muaj që kthehem.

“Bota sot”: Këtë herë keni ardhur me bashkëshortin, hera e parë për të në Kosovë?

-Jo është hera e dytë, madje në Gjilan thonë më shpesh po vjen ky se sa ata që kanë lindur këtu. Por i ka pëlqyer shumë pasi para një viti kemi qenë, plus kemi vizituar edhe Shqipërinë bashkë.

“Bota sot”: Po traditat po i pëlqen bashkëshorti, a është ambientuar?

-Sapo kemi ardhur në atë minutë ka kërkuar qebapa, byrek, kështu i pëlqen kultura, tradita e në dasmën tonë kemi pasur veshje tradicionale, muzikë po ashtu e kemi vallëzu të gjithë.

“Bota sot”: E muajin e mjaltit ku e keni bërë, apo është tani këtu në Kosovë?

-(Qesh) Kemi qenë 10 ditë në Portugali e na ka pëlqyer shumë, por edhe në Vjenë e më pas erdhën këtu, e më pas shkojmë në Zvicër e Gjermani.

“Bota sot”: Dasma juaj në Kanada u komentua edhe në mediat atje, sepse ju jeni e famshme, jo vetëm por edhe bashkëshorti?

-Po ky është lidhur me shumë me skenën e teatrit, është drejtor i muzikës, unë atje si aktore dhe këngëtare e ky i bien edhe pianos. Por unë marrë pjesë edhe në shoqata të ndryshme atje, organizime por kryesisht jam fokusuar në muzikë dhe teatër atje. Kam lansuar një cd me muzikë angleze e një këngë me klip në gjuhën shqipe.

“Bota sot”: Si shkoi kënga e parë në gjuhën shqipe?

-Shkoi mirë besoj, kam pasur pak frikë pasi unë kam kënduar në programe edhe këtu, por kam pasur pak frikë për gjuhën shqipe pasi unë e kam shkruar vetë këngën. Por s’ka qenë zor shumë megjithëse unë e kam bërë muzikën dhe tekstin e më pas producenti e ka bërë në muzikën pop. Megjithëse duhet edhe në gjuhën angleze pak më shumë pasi atje jetoj, por pa harriuar edhe këngë në gjuhën shqipe do të bëj e këndoj.

“Bota sot”:Ti nga atje e ndjek muzikën shqiptare, talentet e rinj?

-Shumë më lehtë tani me i gjet këngëtarët në internet, po ka shumë talentë e më vjen mirë që edhe bota po i vlerëson këngëtarët nga Kosova, si : Era Istrefi, Dua Lipën, Rita Orën, Bebe Rexha. Por duhet ta kuptojnë se suksesei e me pas shumë “boom” në muzikë është shumë vështirë, pasi në Kanada shumica e këngëtarëve dhe aktorëve kanë edhe të tjera punë, profesione nuk janë vetëm këngëtare apo aktorë sepse është shumë zor, pasi konkurrenca është shumë e madhe. Suksesi për mua nuk është vetëm me bë hite, por të këndoj këngë me kualitetet e që më pëlqejnë mua si tekst e muzika, jo vetëm këngë për cdo muaj.

“Bota sot”: Ti mendon se një ditë mund të jesh si: Dua Lipa. Si Bebe Rexha, duke ditur që jeton atje?

-Po, por nuk është vetëm talenti është edhe puna e fatit, pasi varet nga fati pasi mund të zbulojë që nga rruga një producent, por suksesi nuk është vetëm më bë famë, por me këndu atë e me qenë i kënaqur me atë që unë bëj e deri tani e kam arritur këtë.

“Bota sot”: Tringa është më shumë aktore apo këngëtare?

-Me zemër jam më shumë këngëtare, pasi nga fëmijëria muzika ka qenë në gjakun tim, aktrimi më pëlqen shumë, por në muzikë unë luaj rolin tim, e në aktrim është më shumë rol.

“Bota sot”: Më thuaj një emër artisti që kurrë nuk do t’i thoje jo nëse do të kërkonte të bënte duet?

-Ka shumë, disa këngëtarë shqiptarë më kanë shkruar e kërkuar për duet. Normal në Amerikë mund të këndoja me qejf me Beyonce, por këtu një si Aurela Gace pasi ajo ka zë të madh,  të fortë do të më pëlqente, por unë adhuroj Vace Zelën, Nexhmije Pagarushën, që kanë dhënë shumë pasuri, kështu zëri e talenti do të doja të bashkëpunoja.

“Bota sot”: Projekti i rradhës do të jetë në gjuhën shqipe apo të huaj? Kur pritet të dalë?

-Po në gjuhën shqipe, pas viti të ri nga janari apo shkurti. Unë e kam bërë tekstin, pastaj punoj me producentë për kompletimin e këngës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat