Bertan Asllani ka luajtur në serial me aktoren Cansu Tosun

Mediale Vip

Bertan Asllani ka luajtur në serial me aktoren Cansu Tosun

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 22:00
Bertan Asllani

Seriali “Goç Zamani” e ka bashkuar Bertan Asllanin me aktorët ndër më të mirët në Turqi.

“Goc Zamani” është telenovela turke, e cila është shfaqur vitin e kaluar në Turqi, ku ndër rolet kryesore luante edhe artisti shqiptar.

Këtu Bertani shfaqet përkrah aktores e cila është protagoniste e serialit “Zonja e vogël” (“Kuçuk Han?mefendi”) serial ky që është shfaqur në televizionet tona.

Ndonëse “Goç Zamani” vjen vetëm me 15 episode, prapë se prapë ka rreth vetes shumë aktorë të famshëm të kinematografisë turke, ku përkrah tyre luan edhe artisti nga Shkupi, Bertani, shkruan rtv21.tv.

Ai shfaqet në rolin e Demirit, një djalosh i pasur, i cili dashurohet në Zymryt (rolin e të cilës e luan Cansu Tosun – Nerimani nga “Zonja e vogël”).

Ndryshe, Bertani po e vazhdon karrierën në Turqi, ai ka nënshkruar kontratë me kompaninë e famshme muzikore Sony Music në këtë vend.

Projekti i tij i fundit muzikor është “Ben Lazim”.

Para se të ndërtonte karrierë në Turqi, ai ka qenë i suksesshëm edhe me këngët e realizuar në gjuhën shqipe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat