Dyshoi se po e tradhtonte, këngëtarja e njohur shqiptare rreh të dashurin

Mediale Vip

Dyshoi se po e tradhtonte, këngëtarja e njohur shqiptare rreh të dashurin

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 07:24
Era Rusi

Era Rusi është një ndër këngëtaret me zërin më unik. Ndërsa së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”.

Sakaq, gjatë emisionit nuk mungoi edhe humori që e karakterizon këngëtaren. E pyetur nëse është xheloze në një marrëdhënie, Era tregoi një histori me të dashurin në lokal.

“Personi në fjalë nuk më kishte dhënë kurrë shkas për xhelozi. Ishim në një lokal. Unë e kam zakon që rri gjithmonë me kurriz sepse njerëzit të vendosin ndonjëherë në siklet, kur të shohin.  Personi ishte përpara meje, por ishte fiksuar në diçka pas meje. ‘Ça po shikon?’ e pyeta, ‘Asgjë‘, më tha. Pastaj kërkoi të ikte në tualet, por u vonua shumë. ‘Ore se ka zënë prostata këtë’ thashë me vete”, tregoi Era duke qeshur.

“Unë nuk shkova vetë por çova një shokun tim. Ai më tha se nuk ishte në tualet. Çohem unë por nga mbrapa meje më herët ishte një gocë. Tani mungonte dhe ajo goca tek tavolina. Unë shkoj në banjo të shoh vetë kur më thonë që ky djali kishte ardhur në tavolinë. Si përfundim u betua që kishte dalë jashtë të blinte cigare”, tha Era. Më pas e pyetur nëse ka rrahur ndonjë djalë, këngëtarja u përgjigj: “E kam rrahur, e meritonte”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat