Gazmend Kelmendi: Ende nuk e kam arritur kulmin e karrierës, si erdhi bashkëpunimi me Silvën

Mediale Vip

Gazmend Kelmendi: Ende nuk e kam arritur kulmin e karrierës, si erdhi bashkëpunimi me Silvën

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 17 dhjetor 2017 Në ora: 14:12
Gazmend Kelmendi

I ri dhe me mjaft perspektivë, është ky këngëtari i njohur i muzikës 'live' Gazmend Kelmendi-Gaza i cili sapo ka hedhur në treg klipin më të ri në duet me Silva Gunbardhin, një këngë ritmike në këto ditë të ftohta që po nxeh ambientet familjare dhe diskotekat. Ka 10 vite që këndon por që ende nuk e ka arritur kulmin derisa secili projekt muzikorë e dërgon atë lartë e më lartë. Për më shumë ju flet vet këngëtari.

Po rikthehesh në një bashkëpunim, na fol më shumë mbi këtë projekt?

Kënga 'Me kismet' që nga janari i këtij viti më është ofruar si ide nga Marsel Gunga dhe 2Step në Tiranë ku më ka pëlqyer shumë dhe më pas si projekt që deri sa të vij kismeti, këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi rastësisht qëlliu në studio dhe e ka dëgjuar këtë këngë e ka shprehur dëshirë të bashkëngjitet, projekti është realizuar nga Muza Production te Edi Balili dhe xhiruar nga Max Production.

Karriera më mirë po ecën vetëm apo në duete?

Karriera është duke ecur përpara, kam dy bashkëpunime deri tani që janë të pëlqyera dhe këngët single që i kam bërë më kanë shtyrë përpara njëjtë si edhe ato.

Suksesi i juaj si këngëtarë kur ka arritur kulmin?

Faktikisht pas secilit projekt që kam lansuar jam ngritur lartë e më lartë, kurse kulmin e karrierës atje ku unë e kam qëllimin akoma nuk e kam arritur.

Sa kohë ka që këndoni, sa projekte numëroni?

Me muzikë merrem tashmë 10 vite por si profesion e kam pesë vite, deri tani kam realizuar 11 këngë ku shtatë nga ato i kam bërë dhe me klipe. ”Puthja fal”, ”Krejt kan me tu kthy”, ”Xheloz nuk jam”, ”Kur të thash largohu”, ”Ku je sonte”, ”Ke harru dashninë e vjetër”, ”Me kismet”.

Këndoni dhe nëpër dasma, mendoni se është fitimi më i mirë dhe punë më e sigurt se koncerte e mbrëmje rinore?

Jam i angazhuar si me dasma e koncerte, sezonin e verës më shumë me dasma, përfitimet më të mëdha janë në dasma por gjithashtu edhe përgjegjësia është edhe më e madhe.

Kush është Gazmendi, për ata që nuk e njohin?

Gazmendi është 32 vjeçar i lindur në Mitrovicë, tashmë 20 vite jetoj në Malmo të Suedisë.

Festat e fundvitit afrohen, ku do këndoni dhe cilat janë planet tjera për vitin e ardhshëm?

Për fundvit do këndoj në Gjermani po ashtu edhe në Kosovë, planet për 2018 janë që të dal me një këngë të re para pranverës dhe një album live gjithashtu.BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat