Eva Murati flet për lidhjen me djalin e Jozefina Topallit: Me emrin tim është ...

Mediale Vip

Eva Murati flet për lidhjen me djalin e Jozefina Topallit: Me emrin tim është ...

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 10:02
Eva Murati dhe Genar Topalli

Moderatorja e njohur Eva Murati prej disa vitesh është në një lidhje serioze dashurie me Genar Topallin.

Dyshja e njohur janë përfolur jo rrallëherë për historinë e bukur të dashurisë së tyre. E ftuar në emisionin "Një kat me lart" të Ermal Peçit, moderatorja është shprehur se është abuzuar me lidhjen e saj dhe shpeshherë i përmendin emrin e zonjës Topalli.

"Ka ende njerëz që më kanë përmendur emrin e zonjës Topalli. Kush nuk më ka ndjekur vijon ende. Unë ia kam dal vet kudo, kam punuar që 18 vjeçe, s’kam marrrë asgjë gati. Ka plot vajza në ekran që janë rastesisht aty, unë jo",-u shpreh Eva.

Moderatorja ka shtuar gjithashtu se lidhja e tyre ka nisur qëkur ata ishin të vegjël, dhe situata i ka dalë disi nga kontrolli. Gjithsesi Eva vazhdon punën e saj, dhe është një ndër moderatoret më të suksesshme në televizionet shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat