Rita Ora prin në top-listën gjermane

Mediale Vip

Rita Ora prin në top-listën gjermane

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 12:21
Rita Ora

Këngëtarja Rita Ora është një ndër artistet shqiptare që po shënon sukses të jashtëzakonshëm në tregun ndërkombëtar. Së fundi, ajo ka publikuar projektin “Anywhere”, këngë kjo e cila është pritur mirë nga publiku.

Edhe pse kanë kaluar javë nga publikimi i saj, “Anywhere” vazhdon të prinë në top-listat e shumë vendeve të botës.

Përmes rrjeteve sociale, Rita ka bërë të ditur se kënga e saj është e pesta në top-listën e Gjermanisë, sukses ky shumë i madh për të. Kujtojmë që gjatë tërë vitit, këngëtarja ka qenë e angazhuar në koncerte në vende të ndryshme të botës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat