Majk kapet mat me të dashurën e re në Tiranë

Mediale Vip

Majk kapet mat me të dashurën e re në Tiranë

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 08:05
Reperi Majk

Mbrëmjen e sotme reperi i famshëm Majk është fotografuar nga paparaci i “revistawho.com” në Tiranë nën shoqërinë e një vajze bionde mjaft simpatike, identiteti i së cilës ende nuk dihet.

Ata janë dukur shumë të afërt teksa bënin pazar së bashku në një prej qendrave tregtare.  Të jetë kjo dashuria e re për Majk, apo është thjesht aventura e radhës? Këtë nuk dimë ta themi.

Ajo që mund të themi me siguri është se ai u kujdes që t’i bënte qejfin vajzës që e shoqëronte.  Majk ka vetëm pak muaj që është bërë baba, ndonëse kishte dalë më herët nga marrëdhënia me nënën e djalit të tij, Majlindën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat