E mërzitur nga ndarja me të dashurin? Ja çfarë shkruan Big Mama

Mediale Vip

E mërzitur nga ndarja me të dashurin? Ja çfarë shkruan Big Mama

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 17:14
Big Mama

Gjërat në jetën private të Big Mamës nuk duket se janë duke ecur edhe aq mirë. Këngëtarja vetëm pak javë më parë deklaroi se ishte ndarë nga i dashuri, me të cilin kishin planifikaur edhe të martoheshin.

E nëse mendoni se Bigu është e mërzituar, e keni gabim. Bukuroshja duket se e ka tejkaluar këtë situatë dhe ndihet e lumtur. Një gjë të tillë e bënë të dituar edhe ajo vet nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Një postm në llogarinë e saj në instagram, Big Mama, ka postuar një foto të saj ku shihet e veshur me ngjyrë të verdhë dhe plot stil.  Duke përdorur domethënien e kësa ngjyre, këngëtarja ka dhënë edhe një mesazh duke lënë të kuptohet se ndihet e gëzuar dhe e gatshme për të përqafuar gjërat e reja që i vijnë në jetë.

“E verdha- Nëse ju pëlqen e verdha, atëherë do të thotë se jeni të gëzuar, e doni jetën dhe ndiheni mirë me veten tuaj; kjo ngjyrë është e lidhur me sensin e identitetit me kapacitetet vetjake për të patur raporte me të tjerët. E verdha tregon personalitet të fortë dhe të drejtë, por edhe dëshirën për të ndryshuar dhe për të përqafuar të rejat. Përfaqëson dritën e diellit, arin dhe rritjen. Stimulon vëmendjen, rrit përqendrimin dhe energjinë muskulare”,shkruan ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat