Rita Ora sfidon veten në temperaturat e të ftohtit ekstrem!

Mediale Vip

Rita Ora sfidon veten në temperaturat e të ftohtit ekstrem!

Më: 3 janar 2018 Në ora: 20:05
Rita Ora

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka dhënë dëshmi se mund ta përballojë të ftohtin ekstrem.

Kjo pasi në një video të ndarë në llogarinë e saj në Instagram, Rita Ora, është shfaqur ndërsa po aplikonte krioterapinë, terapi kjo e përdorimit të të ftohtit ekstrem.

Brenda një aparati, këngëtarja e hitit ”Anywhere”,  është parë në tentim për të përballuar temperaturën -20 gradë, shifra të cilat figurojnë në videon  të cilën ajo vet ka publikuar për 12.6 milionë ndjekësit e saj.

Nuk është dhënë ende ndonjë sqarim rreth arsyes se pse Rita mund të ketë përdorur një trajtim të tillë, megjithatë ajo në fund të atyre momenteve kërkon që të ngroh duart e saj sa më shpejtë!

Krioterapia është trendi më i fundit në mesin e të famshëmve dhe atyre me doza të mjaftueshme guximi për dhomën e të ftohtit ekstrem.

Ndërkaq sipas ekspertëve krioterapia mund të shpejtojë shërimin, zvogëlimin e lëndimeve, rritjen e energjisë dhe përmirësimin e gjumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat