Shumë yje të filmave do të veshin një gardërobë të zezë në ndarjen e ardhshme të Globit të Artë, në shenjë proteste ndaj ngacmimeve seksuale në industrinë e filmit.
BBC raporton se edhe shumë aktorë meshkuj do të bashkohen me protestën, me qëllim të promovimit të fushatës Time's Up, kushtuar viktimave të ngacmimit seksual dhe shfrytëzimit.
Një nga aktoret e nominuara, Catherine Langford, tha se aktorët do të veshin zi në solidaritet me viktimat e ngacmimeve seksuale në Hollywood, por edhe në luftën për barazinë gjinore.
Këngëtarja dhe aktorja Mary Jay Blige tha se nuk e ka përjetuar personalisht një gjë të tillë, por do të vinte në zi në shenjë mbështetjeje.
Çmimi i 75-të i Globit të Artë është ceremonia e parë e madhe pasi Hollywood u godit nga skandali i ngacmimeve seksuale, ndërsa fjalimi hyrës i mbrëmjes i nikoqirit Set Mayers do t’i kushtohet kësaj teme.