Zbulohet! Me këtë datë publikohet hiti i ri nga Dua Lipa

Mediale Vip

Zbulohet! Me këtë datë publikohet hiti i ri nga Dua Lipa

Më: 8 janar 2018 Në ora: 14:13
Dua Lipa

Është një nga vajzat shqiptare që po na bën krenare në botë.

Dua Lipa edhe pse nuk ka shumë vite që ka filluar karrierën në muzikë, ajo është ngritur në majat e suksesit.

Madje, projekti i fundit “New Rules”, i solli asaj suksese të jashtëzakonshme, duke arritur të jetë femra më e dëgjuar në Britani gjatë vitit 2017.

Së fundi, Dua ka udhëtuar për në Xhamajka, ku po punon rreth finalizimit të projektit më të ri, datën e publikimit të së cilit tashmë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

“Videoja e singlit tim të ri #IDGAF publikohet me 12 janar. Jam shumë shumë e ngazëllyer ta shihni këtë!!”, ka shkruar ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat