Humb në ankand

Mediale Vip

Humb në ankand

Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:20
Daenerys dhe Jon Snow

Brad Pitt donte të jepte 120,000 dollarë për të parë episodin e “Games of Thrones” me Daenerys dhe Jon Snow.

Aktori është një tifoz i serisë. Në ankandin tradicional vjetor për të ndihmuar Haitin, organizuar nga Sean Penn, aktori Brad Pitt (54) zbuloi se adhuron “Game of Thrones”.

Në fakt, njëri nga çmimet për të cilën elita hollivudiane mund të paguajë ishte edhe shikimi i episodit të serisë së HBO me aktoren Emily Clarke (31), e cila luan Daenerys.

Çmimi fillestar ishte 20,000 dollarë dhe Pitt ofroi  90.000, por pastaj në ofertë u hodh Kit Harrington (31), përkatësisht Jon Snow.

Brad Pitt ofroi 120.000 dollarë, por një ofrues anonim ofroi 160.000 dhe kështu aktori humbi betejën.

Të hollat që grumbullon Penn do të ndahen për organizatat humanitare në Haiti. Në ankand ishin edhe Arnold Schwarzenegger, Leonardo DiCaprio, Susan Sarandon, Patricia Arquette, shefi i Amazon Jeff Bezos, dhe të tjerë. Ata grumbulluan më shumë se gjashtë milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat