Kim do të ftohet në dasmën e ish-mikes së saj

Mediale Vip

Kim do të ftohet në dasmën e ish-mikes së saj

Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:42
Paris Hillton dhe Kim Kardashian

Diku gati dhjetë vjet më parë, Paris Hillton dhe Kim Kardashian ishin të pandashëm, por kjo zgjati deri në momentin kur ato u grindën.

Por, pavarësisht kësaj Paris Hilton (36) do të ftojë Kim në ceremoninë martesore me aktorin Chris Zylko.

Para disa vitesh, Parisi ishte ajo për të cilën pothuajse çdo ditë kishte shkrime për të në rubrikat e mediave, pozitë të cilën sot asaj ia ka zënë pikërisht Kim. Sa më shumë që ishte njohur Parisi, Kim e ktheu zanatin e saj në një biznes fitimprurës, dhe Paris deri në fund të fundit kishte rënë në harresë.

Por duket se miqësia e tyre ka kapërcyer të gjitha problemet që kishin në të kaluarën.

Hilton ka bërë të ditur se ende nuk ka planifikuar ndonjë gjë për martesën, por para kësaj ajo duhet të bisedojë me familjen e saj, transmeton TMZ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat