Ju kujtohet Fitnete Tuda; ja si duket ajo sot

Mediale Vip

Ju kujtohet Fitnete Tuda; ja si duket ajo sot

Më: 9 janar 2018 Në ora: 07:46
Fitnete Tuda

Këngëtarja Fitnete Tuda ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan nga ku foli edhe për familjen. Ajo është rikthyer ne ekran pas shume vitesh mungesë. Fitnete Tuda u bë e famshme me dy hitet e kohës së saj “Shi bie ne Tiranë” dhe “Rruga” të paktën këto dy këngë nuk ka ngelur njeri pa i kënduar. Ajo është rikthyer tek Rudina ku ka folur gjatë për jetën e saj personale.

Tuda rrëfeu shkurtimisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin, Visarin, ndërkohë që shtoi se diferenca në moshë mes tyre nuk përbën asnjë problem në marrëdhënien e tyre. Ajo tregoi se me bashkëshortin kanë qenë fillimisht miq pasi punonin në të njëjtin vend dhe më pas miqësia u lidh në martesë prej së cilës çifti kanë edhe dy fëmijë.

Image
Fitnete Tuda

“Mosha nuk e bën njeriun më të pjekur, ajo varet nga karakteri. Me Visarin jemi njohur në televizionin e Kosovës, ai është gazetar i sportit dhe unë e kulturës. Jemi shumë të qetë asnjëri prej nesh nuk meret me gazetarinë e politikës. Kemi qenë miq shumë të mirë, Visari bënte shumë shaka dhe unë shpesh i thoja: Lum ajo që do të marrë ty se ti bën shumë për të qeshur. Ne kemi një diferencë në mosha, por kjo nuk na ka penguar. Ne kemi dy fëmijë bashkë. Vajza quhet Dua dhe është 11 vjeç dhe djali Doni 9 vjeç. Emri i vajzës është rastësi pasi Dua Lipa në atë kohë nuk ishte e njohur. Ajo është këngëtare e mrekullueshme dhe do ishte bukur nëse vajza ime do ndiqte rrugën e saj. Edhe djali këndon bukur, është në shkollë për piano, në klasë të dytë” tha Tuda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat