Aktori i njohur sërish fyen Donald Trump-in

Mediale Vip

Aktori i njohur sërish fyen Donald Trump-in

Më: 10 janar 2018 Në ora: 18:38
Robert De Niro

Aktori legjendar, Robert De Niro, sërish e ka ofenduar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, gjatë fjalimit në ndarjen e shpërblimeve të komitetit nacional për recensimin e filmave në New York, transmeton Klan Kosova.

De Niro nuk hezitoi ta quajë Trumpin “budalla” dhe “idiot”, ndërsa këtë e bëri në momentin e ndarjes së shpërblimit për aktoren Meryl Streep.

Ai ka kritikuar politikën aktuale të Trump derisa po fliste për filmin më të ri të Streep, ku temë kryesore është publikimi i teksteve për Pentagonin gjatë kohës së luftës në Vietnam.

“Mos u bëni të famshëm vetëm për t’u njohur. Tash kemi një president, i cili ndodhet në atë post, sepse ka qenë pjesë e një shou real televiziv”, kishte thënë më herët aktori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat